Kështu e festuan '1 Qershorin' Teuta me Adonisin dhe vajzat!

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi, ka festuar sot ditën e fëmijëve së bashku me familjen e saj.

Në shoqërimin e Adonisit, Teuta bashkë më vajzat zgjodhën që ta shijojnë këtë festë në një nga hotelet më luksoze në vend, shkruan "Zëri.Info".

Të grumbulluar një një fotografi familja e Teutës duken shumë të lumtur!

Në këtë fotografi të bukur familjare, nuk e lanë pa komentuar e pa i uruar ditën e tyre vajzave të Teutës edhe fytyra të njohura të estradës, siç janë modelja Arbnora Ademaj dhe këngëtarja Dhurata Ahmetaj./ZËRI