Kluivert drejt Romës

Roma ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Ajaxit, Justin Kluivert, raporton gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio.

19-vjeçari është lidhur me disa klube të mëdha evropiane së fundmi dhe kishte paralajmëruar një largim të mundshëm nga Ajaxi në fund të edicionit, transmeton zeri.info

Menaxheri i tij, Mino Raiola është takuar me drejtorin sportiv të Romës, Monchi gjatë ditëve të fundit dhe besohet romakëve tani iu ka mbetur vetëm të arrijnë marrëveshje me klubin holandez.

Vlera e futbollistit konsiderohet rreth 20 milionë euro./Zëri