Ndryshon moti në ditët e para të Qershorit, ja si do të lëvizin temperaturat

 Në fund të muajt Maj dhe fillim të Qershorit, në vendin tonë do të mbajë mot me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës(IHMK) për ditët e fundit të Majit temperaturat do të lëvizin nga 25-27 gradë Celsius, shkruan “Zëri.Info”.

Mot ndryshe do të mbajë në ditët e para të muajt Qërshor, ku parashihet të ketë reshje të kohë pas kohëshme të shiut dhe erëra në drejtime të ndryshme por që dominues do të jetë drejtimi i verilindjes ku parashihet të ketë shpejtësi 1-6m/s

“Vendi yë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat nga dita e enjete parashihet të shoqërohen me reshje lokale shiu. Temperaturatat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të jetë drejtimi i verilindjes me shpejtesi 1-6m/s.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./ZËRI