Vlerat e mrekullueshme të qershive
Tashmë ka pak kohë që sezoni i qershive ka nisur, transmeton "Zeri.info".
Me siguri ju i keni provuar tashmë dhe i keni shijuar shpesh.
Por e keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se cilat janë përfitimet dhe vlerat më të mëdha që qershitë mbartin?
Dhe na besoni, janë të shumta.
Antioksidues: Qershitë përmbajnë antioksidues të fuqishëm, pëtrcjell "Zeri.info". Sipas një studimi, antioksiduesit që qershitë përmbajnë janë aq të fuqishëm saqë qëndrojnë mbi vitaminën E dhe krahasohen me shumicën e produkteve më të mira me përmbajtje antioksiduesish.
Parandalues kanceri: Për shkak se qershitë përmbajnë fibra, vitaminë C, carotenoide dhe antioksiduesit e sipërpërmendur, ato bëhen një parandalues i fuqishëm i kancerit të çfarëdo lloji.
Ndihmon për një gjumë të rehatshëm: Qershitë përmbajnë melatonin natyral, një antioksidues i fuqishëm i cili ndihmon në qetësimin e trupit tuaj duke rigjeneruar qelizat tuaja dhe redukton inflamacionet e tepërta të lidhura me stresin.
Eliminon peshën e tepërt në zonën e barkut: Mendohet se qershitë kanë një ndikim në eliminimin e dhjamit në zonën e barkut gjithashtu. Sidomos qershitë jo shumë të ëmbla. /ZËRI/