Kjo skuadër e fitoi Kupën e Kosovës
Ka përfunduar ndeshja finale e Kupës për femra. Është skuadra e Mitrovicës që ka ndërprerë dominimin e Hajvalisë, duke fituar me rezultat 2:1, shkruan Gazetasheshi.com.
Kjo është hera e parë që Hajvalia nuk fiton trofe prej themelimit të klubit me vasha.
Ndërkohë, për Mitrovicës është hera e parë që fiton trofe në futbollin e femrave.
Këto dy skuadra pas disa ditësh do ta zhvillojnë edhe ndeshjen suplementare për titull të kampionit.