Himni i Kampionatit arrin 5 milionëshin për një ditë, kështu falënderon Era

Era Istrefi ka qenë emri më i lakuar në medie gjatë këtyre ditëve.

Arsyeja për këtë është suksesi që ka arritur të bëhet shqiptarja e vetme që këndon këngën zyrtare të “Kampionatit Botëror”, shkruan lajmi.net.

E publikuar dy ditë më parë, kënga po pritet shumë mirë, ani pse ende nuk është publikuar versioni me videoklip.

Tashmë “Live it Up” ka marrë mbi 6 milionë klikime në kanalin YouTube, por (dje) me të arritur shifrën 5 milionëshe për 24 orë, Era iu gëzua jashtë mase këtij suksesi.

“Live it Up mori 5 milionë klikime për një ditë. Kjo është krejt falë jush, nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm për gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Faleminderit. Nuk më pritet “Kupa Botërore”, ka qenë mbishkrimi i Erës.

Kujtojmë që Era Istrefi e këndon “Live it Up” në duet me Will Smith dhe Nicky Jam. 

 

#LiveItUp reached 5 MILL in a day ë this is all you, I cant thank you enough for your love and support ♥ëFaleminderit♥ë SO excited for the #worldcup 2018ë

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on