Kosova, vend i vogël, por me njerëz të fuqishëm

Kosovare Asllani ndihet krenare që është nga Kosova, shkruan "Zëri.info".

Futbollistja kosovare e ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram” ku shihet me fanellën me numrin 18, ku shkruan ‘Rita’, e që i takon këngëtares tjetër nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, e cila mbrëmë e mbajti një koncert në Munich të Gjermanisë.

Asllani, e cila e përfaqëson Suedinë në futboll, përmes këtij postimi thotë se Kosova është një vend i vogël, por me njerëz të fuqishëm, duke i përmendur krahas Ritës edhe dy këngëtaret tjera, Dua Lipa dhe Era Istrefi, shkruan tutje “Zëri.info”.

‘E kalova një natë të jashtëzakonshme mbrëmë në Munich dhe Rita Ora e ‘kalli’ atmosferën në koncertin e saj. Më duhet ta them se Kosova po përfaqësohet mjaft mirë jashtë përmes muzikës dhe futbollit. Rita Ora është ambasadore e ‘weplaystrong’.

Dua Lipa do të këndojë në finalen e sotme të Ligës së Kampionëve dhe Era Istrefi do të këndojë në hapje të Kampionatit Botëror.

Vend i vogël, por me njerëz të fuqishëm’, ka shkruar Asllani, e cila shpesh e potencon se është nga Kosova, edhe pse është lindur dhe rritur në Suedi. /Zëri/

 

Had a great time last night in Munich and Rita absolute killed it at her concert. Have to say that Kosovo is well represented right now through music and football. @ritaora is ambassador for @weplaystrong. @dualipa is singing in tonight’s @championsleague final and @strefie is singing the Official World cup song. Small country but powerful peopleë

A post shared by Kosovare Asllani (@asllani9) on