Shembet rruga në Bardhaniq të Gjakovës

Rruga e asfaltuar para 4 viteve në fshatin Bardhaniq të komunës së Gjakovës ka filluar të shembet, shkruan “Zëri.info”.

Shembja e rrugës sipas lexuesve të “Zëri.info”, ka ndodhur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në këtë pjesë të rrugës.

Lexues të portalit “Zëri.info”, të shqetësuar kanë treguar se kjo rrugë është vështirësuar edhe për qarkullimin e veturave dhe mjeteve tjera të punës.

Për më shumë shikoni fotografit dhe videon më poshtë. /Zëri/