Vetëvritet një 16 vjeçare në Prizren

Është vetëvrarë duke u hedhur nga një objekt i lartë banimi në Prizren, një e re e moshës rreth 16 vjeçare.

Ende pa u bërë një javë qëkur i kishte dhënë fund jetës një 16 vjeçare nga Fusha Kosova, sot në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit, një tjetër e re i ka dhënë fund jetës së saj në rrugën “Turgut Ozal”, duke u hedhur nga kati i 7’të i një objekti të pabanuar.

Policia nuk ka dhënë detaje të plota duke thënë se hetuesit janë duke u marrë me rastin ndërsa tha se ka informacione se viktima e sotme ka qenë shoqe me një vajzë tjetër që kreu vetë vrasje javën e kaluar. /Rtv21/