Albulena Haxhiu i reagon Ilir Dedës
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e ka vënë në dyshim opozitarizmin e Ilir Dedës. Gjithë kjo, pasi sipas saj, ai nuk lejoi që deklarata ku pritej nënshkrimi për dorëheqjen e Haradinajt ose që me votëbesim ta dëshmojë se mund të qeverisë, e ndaloi të kalojë te subjektet e radhës.
Postimi i plotë i saj:
Ndërkohë që në tryezën e LV filloi nënshkrimi i deklaratës nga disa subjekte politike për dorëheqjen e KM Haradinaj ose që me votëbesim t’a dëshmoj që mund të qeverisë, “opozitari” Ilir Deda e ndaloi beftas dokumentin e nënshkrimeve dhe nuk e la të kalonte te subjektet e radhës.
Nuk e di ku e gjejnë guximin këta si Deda ta quajnë veten “opozitar” kur as dorëheqjen e kësaj qeverie të delegjitimuar nuk guxojnë ta kërkojnë publikisht.