Shpërthim në Miradi të Fushë Kosovës

Një shpërthim ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, në një rezervë karburantesh, raporton "Zeri.info"

Ky shpërthim ka ndodhur afër kompanisë që ofron shërbime në fushën e derivateve “Alpetrol”.

Bajram Krasniqi zëdhënës i policisë së Kosovës e ka konfirmuar këtë gjë për "Zerin" duke theksuar edhe se në këtë aksident nuk ka të lënduar.

“Ka ndodhur një shpërthim i zjarrit, njësitet policore janë në vendin e ngjarjes me ç’rast nuk ka të lënduar,  këto janë informatat e para që i kemi. Njësitet policore janë atje së bashku me zjarrëfiksat, për natyrën e operacionit shohim sepse vetëm sa e kemi marrë informatën, shpërthimi ka ndodhur në rajonin e Fushë Kosovës por nuk dihet saktësisht ende në cilën pikë”, ka thënë Krasniqi.

Zëri do të vazhdojë të ju informoj për këtë rast!./ZËRI