Pritet marrëveshja mes Universitetit “Haxhi Zeka” me Universitetin e Trentos

Rektori, i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.Dr. Fadil Millaku dhe Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof.asoc.Dr.Ibish Mazreku së shpejti pritet të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Trentos në Itali.

Kjo marrëveshje mundëson shkëmbim të studentëve, stafit akademik përmes projekteve të programeve evropiane ERASMUS, studime të doktoratës. Ky bashkëpunim do të ketë në fokus fushat e agrobiznesit dhe të turizmit.

Menaxhmenti i “Haxhi Zekës” u prit nga Rektori i Universitetit të Trentos me bashkëpunëtor.

Menaxhmenti me këtë rast ka falënderuar drejtorin e Trentino con il Balcani për Kosovë, Elbert Krasniqi për organzinin e takimit dhe mundësinë e bashkëpunimit.