Shokon aktorja e njohur turke: Burri më tradhtoi me shoqen time të ngushtë

Ahu Tugba, një prej emrave më të njohur të kinematografisë turke, ka dhënë një intervistë për gazetën “Posta”.

Mes të tjerave, 62-vjeçarja ka folur dhe për jetën personale.

E pyetur për martesat e saj, ajo tha se nuk mbante më mend sa herë ishte martuar, porn ë të gjitha rastet, aktorja tha se ishte tradhtuar nga burrat, ndaj ishte ndarë.
Madje, e kishin tradhtuar dhe me shoqet e ngushta.

“Ka nga ata që kanë lënë shtatzënë edhe shoqet e mia të ngushta”, tha ajo.

E lindur në një familje të pasur të Stambollit, Tugba nisi karrierën e saj kinematografike në vitin 1974.

Ajo ishte një prej seks-simboleve të Turqisë dhe është martuar 5 herë.