Finalja e madhe e ‘Red Bull Reign’ më 26 maj në Prishtinë (FOTO)

Faza e kualifikimeve të garës së basketit “Red Bull Reign” ka përfunduar me sukses, shkruan zeri.info.

Faza e kualifikimeve përfshinte dy raunde: në raundin e parë morën pjesë nga 12 ekipe nga Prishtina dhe Prizreni, nga të cilat, 8 ekipet me më së shumti pikë u kualifikuan për në raundin e dytë.

Dhe, pas përfundimit të raundit të dytë, 4 ekipe nga qytetet e lartpërmendura u kualifikuan në finalen e madhe, e cila do të mbahet në Prishtine më 26 Maj në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ekipet që do të takohen në Finalen Kombëtare në Prishtinë nga faza e kualifikimeve që u mbajtën në Prizren dhe Prishtinë janë:

Prizren

1. AND 1

2. 04

3. AOLENATO

4. THUG LIFE

Prishtinë

1. SHAOLINAT

2. BARIO-B

3. FIRST-FIT

4. CHE BAR