Digjet tërësisht një veturë në “Rrugën e Kombit”

Një veturë është djegur tërësisht në autostradën “Rruga e Kombit”, në Shqipëri.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, shihen se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Nuk dihet shkaku i djegies së kësaj veture, ashtu siç nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo jo nga ky rast