ISIS kërcënon Messin dhe Ronaldon me heqje koke: Gjaku juaj do ta lajë tokën

iSIS ka paralajmëruar sulme terroriste në prag të nisjes së Kupën së Botës, që do të mbahet në Rusi.

Këtë herë në qëndër të vëmendjes ndodhen yjet e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ku në një foto tmerruese të montuar nga organizata terroriste, shihen dy lojtarët duke u masakruar nga terroristët raporton albeu.com

Në fotot e publikuara gjithashtu kishte edhe disa mesazhe të shkruara.

“Gjaku juaj do ta lajë tokën”, shkruhej në njërën nga fotot e publikuara. 

Nuk kanë kaluar as 1 muaji që nga kërcënimi i fundit i organizatës terroriste për organizatorët e eventit të madh futbollitik. 

Frika është duke u rritur shumë kohët e fundit, se ISIS mund t’i realizojë kërcënimet në Rusi, ndërsa masat e sigurisë tashmë janë nrritur në nivel shumë të lartë për të paraprirë çdo situatë.