Këta janë disa prej liderëve që po marrin pjesë në Samitin e Sofjes

Brenda pak çastesh pritet të nis punimet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë, raporton “Zeri.info”.

Pjesëmarrës në këtë samit do të jenë krerët më të lartë shtetërorë të të gjitha vendeve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përveç krerëve të institucioneve të BE-së, pjesë e samitit janë edhe politikanët më të fuqishëm të tri kryeqendrave të deritashme evropiane, përkatësisht Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, raporton “Zeri.info”.

Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga presidenti  Hashim Thaçi.

Analistët evropianë po e cilësojnë Samitin e Sofjes si historik, derisa pritjet nga punimet e tij janë të mëdha edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat synojnë të bëhen pjesë e familjes evropiane.

Më poshtë keni disa prej liderëve që po marrin pjesë në këtë samit. /ZËRI/