Pamje nga arrestimi i dy personave në Prishtinë (VIDEO)

Të hënën rreth orës 10:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për gjuajtje me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sipas informatave fillestare një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar dy armë. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes po merren me rastin”, ka shtuar Ahmeti.