Shkon në 18 numri i të vrarëve në përleshjet në Gaza (FOTO & VIDEO)

Është rritur numri i viktimave nga përleshjet mes palestinezëve dhe forcave ushtarake izraelite në Gaza në prag të hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, transmeton Zeri.info.

Sipas raporteve që vijnë nga ai vend, tashmë janë konfirmuar 18 të vrarë dhe mbi 500 të plagosur, ku disa prej tyre rëndë, çka mund të rritet numri i viktimave.

Më shumë se 50 palestinezë janë vrarë që nga marsi kur kanë filluar protestat kundër hapjes së kësaj ambasade në qytetin i cili konsiderohet si i shenjtë nga palestinezët, por edhe izraelitët. /ZERI/