Belotti zbulon të ardhmen

Andrea Belotti thotë se është i lumtur te Torino dhe nuk e mendon largimin nga klubi italian, transmeton zeri.info

Reprezentuesi italian është lidhur së fundmi me një kalim te Milani, por thotë se është i gatshëm të qëndrojë te Torino, nëse klubi nuk e dëshiron shitjen e tij.

“Jam i lumtur te Torino dhe kam kontratë më klubin. Ne duhej të ishim kualifikuar në Evropë këtë edicion dhe mund ta kishim bërë, por ne do të punojmë që kjo të ndodhë”, deklaroi Belotti.

“E ardhmja ime? E përsëris, unë jam këtu, por nëse (Presidenti i Torinos) Cairo vendos ndryshe. Gjithçka varet nga ai dhe çfarë dëshiron ai që të bëjë”, shtoi reprezentuesi italian.

Pas kësaj deklarate të Belottit, Cairo është shprehur se dëshiron ta mbajë sulmuesin.

“Nëse ai dëshiron të qëndrojë, ne do të ishim të lumtur që ta mbajmë”, është shprehur Cairo./Zëri