Hoxhaj i kundërpërgjigjet Vuçiqit për pavarësinë e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të numrit një të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai në rrjetin Twitter shkruan se pavarësia e Kosovës është vulosur nga vullneti dhe sakrifica e njerëzve.

LEXO EDHE: Vuciq: Praktikisht, Kosovës i është vënë vula e pavarësisë

“Pavarësia e Kosovës është vulosur nga vullneti, sakrifica dhe vendosmëria e njerëzve, dhe jo nga politika e gabuar e Serbisë! Pavarësia jonë nuk është një triumf mbi Serbinë, por një e drejtë legjitime për të ekzistuar, si qytetarë dhe si shtet”, shkruan Hoxhaj.

Sot gjatë ditës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se ‘Serbia e ka vendosur vulën në zarfin e pavarësisë së Kosovës’.