Detaje nga sulmi i mbrëmshëm me thikë në Paris
I dyshuari i sulmit vdekjeprurës në Paris që ndodhi mbrëmë u lind në vitin 1997 në republikën ruse të Çeçenisë, thotë një burim gjyqësor, raporton BBC.
Sulmuesi therri një burrë 29-vjeçar dhe lëndoi katër persona të tjerë para se të vritej nga policia.
LEXO EDHE: Sulm me thikë në zonën e operës në Paris
I dyshuari kishte bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi), thanë dëshmitarët.
I ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) më vonë tha se një nga “ushtarët” e tij e kishte kryer sulmin.
Burimi gjyqësor u tha mediave franceze se prindërit e të dyshuarve ishin mbajtur për t’u marrë në pyetje.
Ministri i Brendshëm Gérard Collomb tha se viktima e sulmit ishte një kalimtar 29-vjeçar, por nuk dha detaje të mëtejme.