Drogë në turshi nga Durrësi për në Zvicër

Tre shtetas të huaj, ku dy prej tyre ishin me origjinë maqedonase, katër vjet më parë tentuan të kalonin 835 kg lëndë narkotike të llojit marihuanë nga Porti i Durrësit në drejtim të shtetit italian e më pas për në Zvicër.

Sasia e drogës ndodhej e futur në mesin e produkteve ushqimore të konservuar, turshi kastravecësh dhe specash.

Prej asaj kohe, policia e Durrësit shpalli në kërkim të tre shtetasit, duke çuar në prangosjen e njërit prej tyre T. Velichkov në pikën kufitare të Morinës, përcjell albinfo.ch.

“Në ngarkim të shtetasit të mësipërm Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Shtetasi T.Velichkov është kapur në Morinë dhe më pas i është dorëzuar Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.