SHBA dhe Kina përballen me “dallime të mëdha” në çështjet tregtare


Zytarët kinezë dhe ata amerikanë janë pajtuar gjatë një takimi në Pekin për të vendosur disa mekanizma përmes së cilave do të punojnë për zgjidhjen e konfliktit tregtar mes dy shteteve, ka njoftuar media shtetërore kineze, transmeton AP.

Mirëpo pavarësisht asaj, të dy palët kanë prezantuar “dallime të mëdha” në disa çështje.

Ministria e Tregtisë ka thënë se të dy palët kanë diskutuar për zgjerimin e eksportit amerikan në Kinë, shërbimet e tregtisë, mbrojtjen e të drejtave të pronës intelektuale, ka njoftuar agjencia e lajmeve Xinhua.

Të dy palët kanë “arritur konsensus në disa çështje”, është thënë tutje në raport.

Më herët gjatë ditës, Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka tingëlluar pozitiv kur ka folur për negociatat dyditore, duke thënë se ata kanë zhvilluar “biseda shumë të mira”.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me vënien e tarifave të reja prej 150 miliardë dollarëve në mallrat kineze.