Tifozi thuajse nudo ndërpret ndeshjen

Një tifoz thuajse i zhveshur ka ndërprerë përkohësisht ndeshjen në kategorinë e parë në Çeki mes Viktoria Plzen dhe MFK Karviná.

Tifozi me veshjen e tij të çuditshme u fut në minutën e 70 në fushën e lojës, duke bërë një vrapim nga njëri cep i saj në tjetrën.

Forcat e sigurisë u vunë menjëherë pas tij, duke e ndaluar. Më pas ndeshje vazhdoi normalisht.