Fitojnë Warriors dhe Cavaliers

Golden State Warriors ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “Play-Off”-it të Konferencës Perëndimore kundër New Orleans Pelicans.

Warriors fitoi në shtëpi me rezultatin 121:116.

Kevin Durant me 29 pikë, 6 kërcime dhe 7 asistime, Stephen Curry me 28 pikë, 7 kërcime dhe 2 asistime dhe Draymond Green me 20 pikë, 9 kërcime dhe 12 asistime ishin më të mirët në fitoren e dytë të vendasve. Ndërkohë, te mysafirët më të dalluarit ishin Anthony Davis me 25 pikë, 15 kërcime dhe 5 asistime dhe Jrue Holiday me 24 pikë, 8 kërcime.

Cleveland Cavaliers ka fituar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Konferencës Lindore, duke e mposhtur në udhëtim Toronto Raptors me rezultatin 112:113.

“Mbreti” Lebron James shkëlqeu duke realizuar në dyshifror të trefishtë. James realizoi 26 pikë, 11 kërcime dhe 13 asistime, ndërsa u dallua edhe JR Smith me 20 pikë, 2 kërcime dhe 2 asistime.

Rezultatet: Golden State – New Orleans 121:116 (2:0), Toronto – Cleveland 112:113 (0:1).