Anglezët kanë filluar të tallen me Granit Xhakën

Granit Xhaka është kritikuar ashpër nga shumë analistë të futbollit në Angli, me komente të cilat e krahasonin mentalitetin e tij me të një fëmiu 12 vjeçar.

Pas akuzave që vënin në dyshim lidershipin e Xhakës, për shkak se barti shiritin e kapitenit, ai fotografuar në Londër në një lokacion.

E përditshmja angleze, The Sun, ka publikuar fotografitë dhe është tallur me veshjen e Granit Xhakës, sipas tyre ai është dukur si karakteri komik i Sasha Baron Cohen, Ali G, madje, gazeta ka gjetur edhe çmimet e veshjes së tij që kapin shifrën e 800 eurove. /Insporti/