Ministria e Integrimeve organizon takimin vjetor Kosovë-Suedi
Ministria e Integrimit Evropian organizon sot takimin vjetor ndërmjet Suedisë dhe Republikës së Kosovës.
Takimi fillon në ora 10:00 dhe mbahet në ndërtesën e re të Qeverisë.
Aty do të jetë i pranishëm edhe ambasador i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, dhe Dhurata Hoxha, ministre e Integrimit Evropian.
Në këtë organizim do të diskutohet për programin e bashkëpunimit ndërmjet Suedisë dhe Kosovës, zhvillimin ekonomik dhe sektorit privat, përë demokracinë dhe të drejtat e njeriut, mjedisin dhe ndryshimet klimatike.