Një i vdekur në aksidentin mes një automjeti dhe një skuteri

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një skuteri.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në fshatin Grabovc të Fushë-Kosovës, te vendi i quajtur “Guri i Plakës”.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

LEXO EDHE: Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë (VIDEO)

Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:10.

Sipas komandantit, në aksident janë të përfshira një skuter dhe një automjet.

Policia dhe ekipet mjekësore janë në vendin e ngjarjes, ndërsa edhe prokurori kujdestar është duke shkuar në vendin ku ka ndodhur aksidenti.