E keqtrajton në serial, por shikojeni se çfarë i bën ‘Xhengizi’ ‘Melekut’ prapa kamerave

Telenovela turke “Nëna”, është njëra ndër telenovelat më të shikuara dhe më të preferuara të momentit, shkruan “Zeri.info”.

Përveç tematikës që ka ky serial, falë aktorëve më të suksesshëm të momentit në Turqi, ka arritur që të mbledh qindra fasna në vendin tonë.

Më e preferuara e kësaj telenovele padyshim se është “Meleku”, emri i vërtetë i së cilës është Beren Gökyëldëz, përcjell “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Edhe këta aktorë të serialit ‘Më fal’ janë në lidhje dashurie në jetën reale

Për shkak të torturave që ia bën nëna e saj dhe njerku i saj “Xhengizi”, “Meleku”, ka arritur që të hyj në zemrat e shumë shqiptarëve.

 Aktori turk, Berkay Ateë që luan rolin e “Xhengizit” në këtë seria, nuk është aq i ashpër me Berenin siç është në rolin e tij, transmeton “Zeri.info”.

Madje Berkay dhe Beren janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Në disa fotografi të publikuara nga të dy aktorët në rrjetin social “Instagram”, ata shihen mjaft të gëzuar dhe të lumtur.

“Zeri.info”, ju sjell disa fotografi: