Leonora Jakupi viziton klinikën gjinekologjike të një spitali privat në Shkup

Leonora Jakupi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor për tregun shqiptar.

Këngëtarja shqiptare duket se ka lënë anash sjelljen e këngëve të reja, megjithëse para disa muajve ishte spekuluar se do të sillte një duet me Sabri Fejzullahun.

Ajo po vazhdon të shijojë jetën nga ku po sjell edhe imazhe të ndryshme në rrjetet sociale ndërsa nuk dihet se kush qëndron pas tyre.

Së fundi, bukuroshja shqiptare është parë në spitalin privat “Cistina” në Shkup, ku ka vizituar repartin gjinekologjisë.

Telegrafi ka siguruar fotografi të vizitës së bukuroshes, teksa kishte veshur një pallto dhe priste në dhomën e pritjeve.

Nuk dihet arsyeja e vizitës së Leonorës, por mbetet të shihet në ditët në vijim se për çfarë bëhet fjalë.

Theksojmë se së bashku me këngëtaren ishin edhe deputetja Ganimete Musliu si dhe këngëtarja Vjollca Haxhiu.

Ndryshe, këngëtarja pritet të sjell këngë të reja gjatë këtij viti dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/