‘Vetëvendosje’ mund të dalë fituese e zgjedhjeve të parakohshme

Në bazë të sondazhit të përgatitur nga gazeta ‘Zëri’, ‘Vetëvendosje’ del të jetë fituese.

Gazeta Zëri gjatë ditës së djeshme ka publikuar një sondazh ne lidhje me zgjedhjet e parakohshme.

“Nëse bie Qeveria Haradinaj, cilin subjekt politik do ta votonit?”, ishte pyetja e sondazhit në të cilin përfshiheshin të gjitha partitë politike shqiptare në vend.

Në këtë sondazh deri tani kanë marrë pjesë 7100 qytetarë ku 43 % prej tyre kanë votuar për Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas statistikave, të këtij sondazhi, partia e dytë del të jetë LDK me 23 % të votave të qytetarëve.

Ndërkaq në vendin e tretë në bazë të këtij sondazhi, del të jetë Alternativa me 11 % të votave të qytetarëve. /Zëri/

LEXO EDHE: SONDAZH: Nëse bie Qeveria Haradinaj, cilin subjekt politik do ta votonit?