Chamberlain, jashtë Botërorit

Mesfushori i Liverpoolit, Alex Oxlade-Chamberlain do të mungojë në Kupën e Botës pas lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Romës të martën, transmeton zeri.info

Reprezentuesi anglez ka pësuar një lëndim në ligamentet e gjurit dhe Liverpooli ka konfirmuar që mesfushori nuk do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës.

“Liverpooli konfirmon se edicioni 2017/2018 ka përfunduar për Alex Oxlade-Chamberlainin si për klubin ashtu edhe për kombëtaren për shkak të një lëndimi në ligamentet e gjurit ndaj Romës në mbrëmjen e së martës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Liverpoolit.

“Mesfushori ishte detyruar që të largohej pas vetëm 18 minutave në fitoren 5:2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në ‘Anfield’ pas një problemi që kishte pasur pas një dueli”, thuhet më tej në këtë njoftim./Zëri