Arsenali shpreson në Luis Enriquen

Arsenali është në kërkim të trajnerit të ri. Së fundmi, menaxheri Arsene Wenger konfirmoi se do të largohet nga “Topçinjtë” në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund epokës prej më shumë se dy dekadash me “Gunners”.

Prandaj, klubi londinez do të mundohet që ta bindë Luis Enriquen që ta marrë në dorë ekipin anglez.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Mirror”, sipas të cilit, ish-trajneri i Barcelonës është kandidati kryesor për ta pasuar trajnerin francez.

Flitet se Luis Enrique mund t’i marrë 15 milionë funte në vit në klubin londinez.

Zyrtari i Arsenalit, Raul Sanllehi ishte drejtor i futbollit në Barça kur Luis Enrique ishte trajner.

Tash, “Gunners” do të tentojnë ta marrin 47 vjeçarin, i cili aktualisht është i papunë. /Zëri/