Tentojnë të vjedhin në market, Policia arreston pesë persona!

Disa persona kanë tentuar të kryejnë një vjedhje nën kërcënimin me armë në një nga marketet në Prishtinë, shkruan “Zëri.Info”.

Në vendin e ngjarjes policia e Kosovës ka gjetur gëzhojë ku dyshohet se gjatë ikjes së grabitësit kanë shtenë me armë zjarri.

Me vendim të prokurorit pese persona janë në mbajtje, ndërsa shtëpitë e tyre i kanë kontrolluar dhe nga gjetjet ka vetëm një pistoletë dhe disa fishekë.

"Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar nën dyshimin se të njëjtit kanë tentuar ta thyejnë derën e një marketi.  Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë ku dyshohet se gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në njërën nga shtëpitë e të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar", thuhet në njoftimin e Policisë./ZËRI