Ekipi i ‘O Sa Mirë’ me dhimbje të thellë ngushëllon familjen e aktorit Art Kurti!

Me të marrë lajmin për vdekjen e aktorit Art Kuqi ekipi i serialit ‘O Sa Mirë’ kanë shprehur ngushëllime familjarëve artistëve e miqve të aktorit, transmeton “Zeri.info”.

Përmes një statusi të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, ‘O Sa Mirë’ kanë thënë se me dhimbje të thellë e pikëllim të pakufishëm kanë marrë lajmin për vdekjen e Art Kurtit.

“Dhimbje të tmerrshme dhe pikëllim të pakufishëm na dha sot lajmi për vdekjen e Art Kurtit, kolegut fantastik që kishim në Serialin “O Sa Mirë”. Tepër i ri për të shkuar. Do ta kujtojmë gjithmonë mirësinë e tij, talentin e tij, të qeshurën e tij. Ngushëllime familjarëve, artistëve dhe miqve!”, kanë shkruar “O Sa Mirë”./ZËRI