Abdixhiku publikon fotografinë më të ëmbël

Ashtu edhe siç raportoi “Zeri.info”, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është bërë baba për herë të dytë.

Abdixhiku sapo ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, në të cilën shihet se ka kapur dorën e vajzës së tij të porsalindur, përcjell “Zeri.info”.

Përmes këtij postimi, Abdixhiku ka bërë të ditur se vajzën e tij të dytë e kanë pagëzuar me emrin Rozi.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Mirëmëngjesi botë.

Sot erdhi në jetë Rozi, vajza jonë.

Albina, Era e unë jemi me plot gëzime për anëtaren e re të familjes sonë. Është ditë e bukur sot.