Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë (FOTO + VIDEO)

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë, raporton “Zeri.info”.

Në udhëkryqin që të shpie për te Fakulteti Teknik, dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën.

Siç mëson “Zëri”, njëra veturë ishte e tipit “MBW” me targa nga Ferizaj dhe tjetra “Audi”, me targa të Prishtinës.

Si pasojë e kësaj, siç mëson “Zeri.info”, nga ky aksident janë lënduar rëndë disa persona, ku dy pasagjere te gjinisë femërore kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Policia dhe ekipet e ndihmës së shpejtë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, derisa akoma nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

Si pasojë e këtij aksidenti, për një kohë në këtë rrugë edhe qarkullimi rrugorë ishte i vështirësuar. /ZËRI/