Një femër rrah një mashkull në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është një mashkull ka raportuar në policia se është sulmuar nga një femër. Rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës, teksa ka bërë të ditur se nga e dyshuara femër janë konfiskuar dy thika, transmeton “Zëri.info”.

Në komunikatën e policisë thuhet se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, teksa dy personat  lënduar kanë marrë tretman në QKUK.

LEXO EDHE: Policia jep detaje se si ndodhi incidenti i mbrëmshëm në veri

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Viktima mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga  e dyshuara femër K/Shqiptare. Lëndime trupore ka pësuar edhe djali i të dyshuarës. Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa nga e dyshuara janë konfiskuar dy thika. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /ZËRI