Shkrumbohet fabrika e riciklimit të mbetjeve në Tiranë

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë riciklimi mbetjesh në Mëzes të Tiranës.

Fabrika është e përfshirë e gjitha nga zjarri, ndërsa disa makina zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta. /TCH/