Salah nuk mjafton, WBA barazon ndaj Liverpoolit

Liverpool u ndal në barazim në udhëtim te West Bromwich Albion.

WBA u rikthye nga disavantazhi prej dy golash duke barazuar në shtëpi ndaj Liverpoolit me rezultat 2:2.

Danny Ings realizoi në pjesën e parë për epërsinë e “Reds”. Kurse, Mohamed Salah shtoi një tjetër në të dytën duke afruar Liverpoolin tek fitorja.

Por, vendasit u rikthyen në lojë me golin e Jake Livermore, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Jose Salomon Rondon shënoi duke barazuar rezultatin dhe nxjerrë një pikë për ekipin e fundit në tabelë në Premierligë. /