Vdekje e dyshimtë në Prishtinë
Një burrë rreth të 70-ave ka ndërruar jetë në rrugën "Migjeni" në Prishtinë.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot rreth orës 20:00 janë informuar për një person të shtrirë në një dyqan në rrugën "Migjeni" në Prishtinë.
LEXO EDHE: Plaçkitje e armatosur në qendër të Prishtinës
“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në një dyqan në rrugën Migjeni në Prishtinë. Njësitet policore së bashku me ekipen mjekësore, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e viktimës”, thotë policia e Kosovës në një përgjigje për "Zëri.info".
Policia shton se, “rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Viktima është mashkull rreth 70 vjeç”. /Zëri/