Të dielën në Gërmi vrapohet me ngjyra (Video)

Për herë të parë  në Kosovë organizohet ngjarja “Run with color Kosova”, që pritet të mbledh të rinjtë në parkun e Gërmisë, shkruan zëri.info.

Kjo ngjarje organizohet nga YES Alumni Kosova dhe për radio “Prishtinën: në emisonin "Mëngjesi me Gencin", Rina Fetahu ka treguar se këtë të diele në parkun e Gërmisë në kuadër të “Run with color Kosova” do të organizohet një vrapim, e veçanta e të cilit është se pjesëmarrësve do të u hidhen ngjyra.

“Të gjithë pjesëmarrësit duhet të veshin maica të bardha sepse gjatë vrapimit do të hidhen shumë ngjyra. Do të jetë një vrapim 3 kilometërsh, ndërsa pjesëmarrja do të kushtojë 2 euro”, ka thënë Fetahu.

Tutje Fetahu ka treguar se përveç kënaqësisë që do të sjellë si ngjarje për pjesëmarrësit, ky organizim do të shfrytëzohet edhe për motive bamirësie.

“Ne kemi zgjedhur shoqatën e të shurdhërve të cilët do t’i ndihmojmë”, ka thënë ajo.

Si organizatorë YES Alumni Kosova është siguruar që ngjyrat e përdorura nuk do të jenë të dëmshme për trupat e njerëzve. Zëri.

Për më shumë dëgjoni intervistën e dhënë për radio “Prishtina”: