Gjermanët kërkojnë punëtorë, paga 30 mijë euro plus banesa e paguar
Punëdhënësi më i madh gjerman, aeroporti Fraport, ka njoftuar se punëtorëve të interesuar u ofron pagë vjetore midis 25 mijë dhe 30 mijë euro, shkruajnë mediet gjermane, transmeton portali “Zeri.info”.
Punëtorët megjithatë do të duhej të kenë njohuri të gjuhëve gjermane dhe angleze, ku përpos punëtorëve të kualifikuar do të punësojnë edhe punëtorë të pakualifikuar.
Aeroporti i Frankfurtit i ka 81 mijë të punësuar, megjithatë ka ende mungesë të fuqisë punëtore.
Përpos pagës deri në 30 mijë euro, punëtorëve u ofrohet edhe banim i lirë që nuk do të kushtoj më shumë se 350 euro në muaj. /Zëri/