Njihuni me të dashurën 33 vjet më të re të Richard Gere

Aktori i famshëm Richard Gere do të martohet për të tretën herë së shpejti. Gere ka qenë i martuar me supermodelen Cindy Crawford nga viti 1991 deri në vitin 1995 dhe me modelen Carey Lowell nga viti 2002 deri në 2016, më të cilën ka një djalë.

Sipas gazetës spanjolle ABC, aktori 68-vjeçar do të martohet në 5 maj me spanjollen Alejandra Silva, 35 vjeçe.

Çifti është bashkë prej tre vjetësh dhe u fejuan vitin e kaluar, ndërkohë që Alejandra sapo ishte divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ka një djalë.

Në një intervistë për Hola para dy vitesh ajo është shprehur:

“Richard është heroi im në jetën e vërtetë. Unë isha e humbur, pa dritë dhe takimi me të i dha kuptim jetës time”.