Sulm vdekjeprurës kundër civilëve afganë

Së paku gjashtë civilë janë vrarë në provincën Ghor të Afganistanit, bënë të ditur zyrtarët afganë.

Iqbal Nezami, zëdhënës i policisë provinciale, tha se katër civilë të tjerë janë plagosur.

Të gjitha viktimat janë hazaras - pakicë shiite që sulmohet shpesh nga ekstremistët sunitë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por edhe talibanët, edhe militantët e Shtetit Islamik janë aktivë në provincën Ghor.