Merkel: Gjermania do të ndihmojë në zgjedhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbajtur një konferncë për media me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Merkel është shprehur optimiste se një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë e mundshme.

Për këtë ajo ka premtuar edhe përkrahjen e Gjermanisë.

“Ne duam të kontriubojmë në këtë takim për të gjetur një zgjidhje me Kosovën, edhe pse mund të jetë e vështirë”, ka thënë kancelarja gjermane, transmeton lajmi.net.

Tutje Merkel tha se dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve mes dy shteteve.

“Federica Mogherini, Përfaqësuesi i Lartë i BE, po mban bisedime shumë të rëndësishme, ku Serbia luan një rol sa i përket Kosovës, dhe Bosnjës, dhe është shumë e rëndësishme që të kemi bashkëpunim të ngushtë”, tha Merkel.

Kurse, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se një konflikt i ri në Ballkan, do ta kthente gjendjen 100 vite prapa.

Vuçiq po qëndron në Berlin me ftesën e Angela Merkel.