Komuna i harron, banorët e shtrojnë vetë rrugën

Fshatarët e Kllodernicës, kanë vendosur që mos ta presin më komunën e Skenderajt, për t’ua shtruar rrugët në këtë fshat.

Përkundër premtimeve të shumta para zgjedhjeve ky fshat nuk ka përfituar asgjë nga komuna.

Ata kanë ndërmarrë hapin që vetë të shtrojnë rrugët e fshatit.

Në fotografitë dhe videon më poshtë shihen banorët teksa shtrojnë rrugën e tyre, me mjete vetanake.