Gjashtë ndeshje në katër ditë, këto janë ndeshjet e ardhshme të Superligës
Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet fundjavën që vjen me ndeshjet e xhiros së 26-të, shkruan sot gazeta Zëri.
Gjatë katër ditëve, e premte, e shtunë, e diel dhe e hënë, do të zhvillohen gjashtë ndeshje, të cilat do të fillojnë në orën 14:00.
Kjo xhiro fillon me ndeshjen ndërmjet Vllaznisë dhe Lirisë, e vetmja ndeshje e së premtes, kurse derbi i kësaj xhiroje do të luhet të shtunën, ku Feronikeli e pret kampionin aktual Trepçën ’89.
Llapi – Gjilani pritet të jetë një tjetër duel mjaft interesant, kurse liderin Dritën e pret një punë e vështirë në Pejë, ku e pret Besa, së cilës i duhen pikët “si buka”.
Kjo xhiro mbyllet me duelin që do të luhet të hënën që vjen me derbin lokal Flamurtari – Prishtina. /Zëri/
Superliga – Java e 26-të
E premte
Vllaznia – Liria
E shtunë
Feronikeli – Trepça ’89
Besa – Drita
E diel
Vëllaznimi – Drenica
Llapi – Gjilani
E hënë
Flamurtari – Prishtina
Ndeshjet fillojnë në orën 14:00