Enca: Kur më thonë ‘pornostare’ e marr si kompliment, edhe babi më thërret njëjtë
Këngëtarja Enca Haxhia ka qenë e ftuara e radhës në një nga kronikat e emisionit “Prive”.
Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, ku në veçanti ka folur për projektin e saj më të fundit “Dua”.
LEXO EDHE: John Cena njihet si yll i WWE, por ai është reper dhe autor i disa hiteve
Enca theksoi se tema që ka trajtuar në këtë klip është shumë aktuale, dhe ka bërë maksimumin për ta pasqyruar në projektin e saj.
E pyetur rreth komenteve negative, këngëtarja ka thënë se nuk shqetësohet, pasi sipas saj çdo njeri është i lirë të flasë dhe të gjykojë, dhe nëse disa e shohin në këndvështrimin e tyre si negativ këtë projekt, atëherë është e drejta e tyre.
LEXO EDHE: Kështu festohet në familjen Kardashian, luks në çdo kënd
Ndër të tjerash, ajo theksoi edhe se nuk ndjehet aspak keq kur e ofendojnë me komente negative.
Madje, kur i thonë mund të ishte një ‘pornostare’, këngëtarja këtë gjë e merr si kompliment, teksa me të qeshura thotë se edhe babai i saj e thërret njëjtë. /Telegrafi/
LEXO EDHE: "Gjysma ime më e mirë", Rezarta Shkurta romantike këtë mëngjes!